Super blender me vakum Sencor SBU 8900SL, i hirtë

  • Konsumi i energjisë 1 200 W
  • Mulli Universal
  • Enë për përzierje tritani 1,5 l
  • Dy gota 0.6l për ruajtjen e pijeve të freskëta (smoothie)
  • 6 programe dhe 6 shpejtësi për rezultate perfekte të përzierjes dhe Njësi vakum
  • 6 tehe (thika) çeliku me material Tritan për qëndrueshmëri
  • Material pa BPA (Bisphenol A)
  • 2 Vite Garancion
SKU: 41008842 Categories: ,
Add to Wishlist
Add to Wishlist

Description

Blenderi e përdorë fuqinë në mënyra të ndryshme. Transformoni frutat, arrat, perimet, farërat dhe superushqimet e tjera në fuqi të lartë.
Super Blender me Vakum Sencor permbanë 6 programe për rezultate perfekte të përzierjes dhe 6 shpejtësi për funksionim manual.

Këto programe janë:

  1. Smoothie 1 – përzien pijet perfekte të qumështit me çdo përbërës.
  2. Smoothie 2 – praktikisht i bërë për smoothie-n e përsosur të frutave/perimeve në çdo konsistencë, nga një pije e lehtë deri te një qull i trashë smoothie.
  3. Nutri Blend – Me këtë program përzien pothuajse çdo kombinim, si një koktej të shijshëm, kos me fruta, perime dhe arra, proteina ose lloje të ndryshme supash, lyerje etj. Gjatë përzierjes, të gjithë përbërësit ajrosen në mënyrë perfekte, duke i dhënë kështu pjatave një butësi të shkëlqyer.
  4. Grimëcon akullin – Blenderi në këtë program demonstron të gjithë fuqinë qe e ka, mund te përziej akullin te grimcoj ose të bëj akulloren perfekte dhe sherbetin e frutave/perimeve.
  5. Grimecon Fruta te thata – Mund të shtyp disa lloje arrash të imët ose të trashë, duke krijuar miell arre shumë të njohur.
  6. Supë – E shpejtë dhe efikase,mund të bluani çdo perime dhe fruta të ngrira në këtë program.

Blenderi është i paisur me teknologjinë e përzirjes me Vakum. Mund të përzieni me katër nga gjashtë programet. Në fillim të procesit, fshij ajrin nga ena dhe më pas përziej përbërësit. Vakumi ka vetinë e mbajtjes së ushqimit të freskët për disa orë.
Nuk ka oksidim dhe humbje të vitaminave ose mineraleve dhe pija e mban atë shije edhe pas disa orësh.

Ky Blender posedon edhe një enë me kapacitet 1,5 l, e cila është e shkëlqyer dhe veçanërisht e qëndrueshme pasi që është i bërë nga Tritani. Kjo plastikë nuk thithë aromat dhe është e sigurt me material pa BPA (Bisphenol A).
Edhe kur përpunoni përbërës të nxehtë ose të akullt, nuk lëshon asnjë substancë të dëmshme.
Paketa  përfshin dy shishe më të vogla 0.6l, dhe forma e tyre është e mrekullueshme për sport dhe udhëtime dhe janë të mbyllura në mënyrë të përkryer.

Cilësia e lartë e prodhimit të thikës minimizon humbjen e vitaminave, mineraleve dhe fibrave gjatë përzierjes. Mekanizmi i sigurisë mundëson nisjen e programit vetëm kur gota të jetë në pozicionin e duhur e kyçur. Përveq saj ky Super Blender Sencor posedon këmbë kundër rrëshqitjes për siguri shtesë.

Gjatësia e kordonit të rrymës: 1.1 m